Pothuajse një muaj më parë, tre gazetare të ‘Top Channel’ Klodiana Kapo, Rovena Moçka dhe Arta Tozaj janë larguar nga detyrat e tyre. Së fundmi mësohet se edhe Monika Stafa, ikona e edicionit të lajmeve, do të largohet nga stafi. Por ku do të shkojë?
Një postim i saj në Facebook i ka dhënë udhë të gjitha thashethemeve që mund të qarkullonin.
“Të ndahesh nga një familje e madhe si Top Media prej 15 vjetësh aspak e lehte,” ka shkruar Stafa. Ajo është një prej spikereve të para të “Top Channel” dhe e vetmja që ka qëndruar në këtë televizion pa asnjë shkëputje.
Monika Stafa largohet nga pozicioni i saj pasi është zgjedhur si kryetare e Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA).





