Edhe pse Ilir Meta nuk e bindi dot Monika Kryemadhin për tu bërë Zonjë e Parë, dashurinë e tij për vendlindjen, Skraparin, ja ka injektuar në vena.
Monika foli me superlativa jo vetëm për zonën por edhe banorët e saj në emisionin 'Why Not' në Ora News. Madje ajo tha se që tani ka lënë amanet që hirin e trupit të saj të mbjellin pemë në fshatin e Ilir Metës.
E adhuroj Skraparin dhe skraparlinjtë. Kam lënë dhe amanetin se di të them që skraparlinjtë që kanë sjellje mikpritëse dhe shumë njerëzore. Amaneti im është që kur të vdes, hirin e trupit tim dua ta mbjellin pemë në fshatin e Ilir Metës. Edhe pse është larg, është zonë dhe fshat i bukur që ka njerëz të mirë, që e duan arsimin. Është një tokë që ka prodhuar njerëz të mirë dhe pse të mos jem atje deri në pafundësinë time.





