Përfaqësuesit e ODIHR në një konferencë për mediat kanë komentuar zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën ditnë e djeshme në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij një prej vëzhguesve tha se gjatë këtij procesi janë konstatuar disa shqetësime si mungesa e eksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara, përfaqësimi i ulët i femrave si dhe vështirësitë teknike.

Gjithashtu ai shtoi se një tjetër shqetësimin ka qenë dhe mungesa e debateve mes kandidateve si dhe mos shpalosja e programeve elektorale.

“Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin ne dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin e ulët të femrave dhe mungesën e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. E rëndësishme është që çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije.

Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet dhe ti përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg”, tha një përfaqësues.