Asqeri Mandri lihet në burg. 34-vjeçari u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr.3 në Tiranë në zonën e Institutit.

Ai kishte vendosur kamera në shtëpi për të monitorurar gruan dhe fëmijët, pasi jetonte në Gjermani prej 1 viti dhe vetëm para pak kohe ishte kthyer. Gjithashtu Mandri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit, u shpreh ai në dëshminë në Gjykatë. Kemi patur debate por jo dhunë.

Sherri, sipas tij, ndodhi pasi gruaja i thoshte që të ikte të punonte natën si roje.