Fitorja nevojitet patjetër për të përmirësuar renditjen dhe sidomos për të shmangur një shkarkim, i cili do të ishte i krahasueshëm me një dështim. Ndeshja në mes të Sassuolos dhe Milanit është duke u konsideruar vendimtare për të ardhmen e Vincenzo Montella, gjithnjë e më shumë në “teh të thikës”, pas rezultateve të fundit negative.
Duke folur si zakonisht në një konferencë për shtyp, tekniku “campania” u përpoq për të rikthyer besimin në mjedisin kuqezi: “Numrat nuk na japin arsye, por unë mendoj se mund të fillojmë ngjitjen tonë në vendin e katërt me një cikël fitoresh radhazi. Djemtë janë luftarakë dhe të koncentruar . “Europa League” më bën të ndihemi më të qetë, kampionati pak më pak. Problemi është se duhet të konkretizojmë shanset e shumta të krijuara, duhet të jemi më të shpejtë nga fillimi i veprimit. Na duhet të luajmë me besim më të madh. Ne duhet të mësojmë për të lexuar momentet e ndryshme të lojës, sepse nuk jemi ende në gjendje për ta bërë këtë. Prania e Han Li është shumë e rëndësishme për ne. Atij i pëlqen për të thelluar njohuritë e tij rreth futbollit. Unë nuk jam i shqetësuar dhe nuk mendoj se situata është përkeqësuar pas këtyre lojrave të fundit. Klubi i mbrojti veprimet e mia, ashtu siç bëri Mirabelli para ndeshjes në Athinë. Milani nuk duhet të luajë për mua, por vetëm për të fituar pikë. Nuk e mendoj fare të ardhmen. Përkundrazi, shikoj fotografitë dhe shkrimet në gazeta dhe buzëqesh. Ende kam një kontratë, jam i sigurtë se do të jem në gjendje për ta vazhduar këtë projekt. Do të jem këtu edhe në prag të Napoli-Milan. Nesër do të fitojmë, sikurse bëmë në Verona kundër Chievos”.





