ITALI- Mario Monti, pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit ka dhënë sot për mediat një konferencë ku flet për 400 ditët e tij në krye të qeverisë italiane. Ish-kryeministri do ti përgjigjet plotë 48 pyetjeve në këtë konferencë të fundvitit.
Ai ka thënë se e ka gjetur vendin në një situatë falimenti, ndërsa tani e keqja ka kaluar dhe për këtë italianët duhet ta besojnë.
“Pas një viti punë, mund të them se emergjenca financiare ka kaluar. Italianët mund të jenë sërish qytetarë të Europës, me kokën lart. Nuk kemi përdorur ndihmën e BE dhe FMN”, ka deklaruar ai.
Monti ka falenderuar presidentin e Italisë Giorgio Napolitano, pa intuitën e të cilit sic tha ai “nuk do krijohej kjo qeveri”.
Mario Monti u dorëhoq të premten nga posti i Kryeministrit, pas tërheqjes së mbështetjes nga partia e Berluskonit. Ai mori drejtimin e qeverisë teknike më 4 dhjetor të vitit 2011, të cilën e drejtoi për 13 muaj.