Prurjet e Lumit Fan dhe Mat po rrezikojnë seriozisht shembjen totale të Urës së Zogut, e prej shumë vitesh dhe pa asnjë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës.
Prurjet e shumta kanë gërryer edhe më tepër këmbët e kësaj ure, momument culture, ndërsa struktura e saj është dëmtuar thuajse në të gjithë perimetrin e saj. Autoritetet herë pas here kanë paralajmëruar ndërhyrje për rikonstruksionin e Urës së Zogut, por ende zotimet e tyre nuk janë konkretizuar.
Ura e Milotit është një nga më të veçantat për strukturën arkitekturore që mbart. Stili i harqeve i japin asaj një vlerë të lartë muzeore.
Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionalë, sidomos për kohën.