TIRANE, 27 maj 2013– Shtetet e Bashkuara kane perseritur disa here shqetesimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuar ne KQZ e pasojat mbi procesin zgjedhor.

Diten e sotme ne Tirane pritet te vije serish Drejtori per Europen Qendrore dhe Jugore ne departamentin e Shtetit Jonathan Moore.

Koha ne dispozicion per arritjen e nje kompromisi per KQZ duket e shkurter aq me teper kur pak dite me pare, vete zoti Arvizu pranoi se qendrimet e paleve jane shume larg njera tjetres.

Ndersa eshte pyetur dje nga gazetaret ne lidhje me apelin e ambasadorit te SHBA-se per riformatimin e KQZ-se ne seancen e radhes se Parlamentit e cila pritet te mblidhet te enjten, kryeministri Berisha theksoi se askush nuk ka mandat dhe te drejte te intepretoje ligjet e nje vendi tjeter.

I pyetur ne lidhje me viziten e drejtorit te DASH, Moore ne Shqiperi, kryeministri Berisha theksoi se diplomati amerikan vjen ne Tirane si deshmi  e vleresimit dhe interesit per nje Shqiperi, qe ecen drejt zhvillimit, drejt afrimit me Integrimin Europian.

Funksionimi i cunguar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i mbetur qe prej nje muaji me kater anetare vazhdon te jete nje shqetesim per komunitetin nderkombetar.

Ideja e socialisteve eshte se nderhyrja sipas tyre e dhunshme e shumices me zevendesimin e anetarit te LSI, mund te riparohet vetem me nje riformatim te komisionit.

Por demokratet e kane hedhur poshte nje gje te tille, duke akuzuar opoziten se me lenien bosh te vendeve ne KQZ kerkon te njollose procesin.