TIRANË, 28 maj 2013- Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori është takuar sot me Z. Jonathan Moore, Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Lindore pranë Departamentit Amerikan të Shtetit shoqëruar nga Michael Vaccaro, Drejtor i OPDAT në Shqipëri. 

Edhe pse qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka të bëjë me procesin zgjedhor, Z. Moore ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet organeve të pushtetit gjyqësori në Shqipëri dhe ekspertëve amerikanë të USAID, OPDAT dhe JUST.

Sipas tij, vazhdimësia e këtij bashkëpunimi do të sillte konsolidim të mëtejshëm të shtetit të së drejtës, me qëllim që publiku të fitojë besimin maksimal tek organet e drejtësisë dhe funksionimi normal i institucioneve. 

Në këtë kuadër, Z. Zaganjori kërkoi që ky bashkëpunim të konsolidohet e forcohet edhe më tej, duke theksuar se është e rëndësishme të ndërrmerren hapa pozitive me qëllim mirëadministrimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri duke punuar përkrah partnerëve të rëndësishëm amerikanë dhe evropianë.