TIRANË, 18 prill 2013- SHBA janë të shqetësuar për nivelin e lartë të tensionit politik në vend. Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore, gjatë një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Tiranë shpreh shqetësimin për situatën dhe zhvillimet më të fundit në vendin tonë, teksa thekson se fokusi kryesor duhet të jetë krijimi i një klime besueshmërie në mbarëvajtjen e zgjedhjeve me qëllim që populli të ketë besim në rezultatin e këtyre zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. 

“Kam besim të madh se populli shqiptar di të interepretojë deklaratat diplomatike, qofshin të rinj që kanë gëzuar në anëtarësimin e viteve të fundit ose brezi i vjetër që ka përjetuar 40 vite diktaturë besoj se janë të mirë të lexojnë midis rreshtave, por jam i kënaqur të jem konkret. Ne flasim për realitete politike, ish-shefja ime, sekretarja Clinton ka folur për realitet politik. Dhe ajo foli për fushatën parazagjedhore që u zhvillua me ish-senatorin Obama. Dhe e kuptoj se po flisni për tension të një lloi tjetër, por ka pasur periudha në atë fushatë kur retorika ishte shume e fortë, dhe ajo ndau me Parlamentin tuaj si këto gjëra mund të ndryshojnë, në janar ajo përfundoi 4-vjecarin e saj si sekrete e shtetit në administratën Obama. Ka pasur diskutime në lidhje me tensionet në Shqipëri, e kam vizituar Shqipërinë dhe 4 muaj më parë dhe kam dëgjuar gjera të ndryshëm sepse koalicioni i atëhershëm nuk është i tanishëm, disa njerëz kanë thënë se kurrë nuk mund të punonin bashkë por tani po punojnë sëbashku, disa njerëz kanë folur për përvoja të këqija dhe mungesë besimi dhe tani punojnë së bashku . Populli shqiptar megjithëse ka kaluar batica dhe zbatica ke mendime për liderët politik mund të shkojnë drejt zgjedhjeve dhe të shprehin pikëpamje të tyre. Dhe në fakt ndonjëherë diskutimet për tensionet politike bëhet të rritet tensioni politik për përfitime politike. Kemi bindjen që cdo individ dhe institucion do zgjidhet në mënyrë profesionale me zgjedhjet dhe nëse ka cështje ligjore ato duhet të cohen në gjyktaë. Por si përfundim i përket njerëzve të vendosin kujt ti besojnë. Partitë politike jo vetëm më kanë thënë se do pranojnë paqësisht zgjedhjet por që askush nuk e di me siguri se kush do jetë rezultati , mesazhi më i mirë është pritja e drejtuesve politik”, tha Moore. 

“Do na pëlqente të shohim një përfaqësim të plotë në KQZ”, ka theksuar zyrtari i DASH, pas largimit të anëtarëve të këtij institucioni. 

“Në disa prej takimeve kemi diskutuar disa zhvillimet te fundit në parlament. Ndonëse dallojme disa shqetësime për balancën e formimit të KQZ, besojmë se nuk ka argument te fortë ligjor, për mënyrën si ka votuar Parlamenti. Megjithatë duam të shikojmë që KQZ të funksionojë, dhe të shikojmë si do zhvillohet procesi i zgjedhjeve. Unë jam duke mësuar dhe nuk jam ekspert i ligjit shqiptar dhe gjatë 36 orëve të fundit jam bërë pjesë e një kursi të shpejtë zgjedhor në Shqipëri. Me sa kuptoj unë KQZ ka nevojë për një minimum prej 5 anëtarësh që të zhvillohen zgjedhjet. Ne do na pëlqente të shikonim anëtarësim të plotë të KQZ. Më kanë thënë se me KQZ me më pak anëtar nuk do mund të zhvilloheshin zgjedhjet. Është një cështje që u përket anëtarëve individual të KQZ. Sërish pasi kam dëgjuar nga drejtuesit e partive politik ne pozitë dhe opozitë ata duan që zgjedhjet të zhvillohen në kohë, kjo do të sugjeronte që anëtarësia e plotë e KQZ të sillet e tillë”, theksoi Moore. 

Moore ka konfirmuar mbërritjen e një numri të konsiderueshme vëzhguesish për zgjedhjet e 23 qershorit, teksa i ka bërë apel klasës politike që të vërë në vend të parë interesat e vendit. Kongresi Amerikan konfirmoi Moore do kete ne dite ne vijim nje seance te posacme per zgjedhjet. Me herët zyrtari amerikan ka takuar dhe kryeministrin Berisha dhe kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule. 
 

Mesazhi ndaj liderëve politik:

"Do të thoja për shkak se kemi marrëdhënie të mirë dhe transparente me udhëheqësit politik në vend, mesazhi që ndava me ju është në fakt esencialisht mesazhi që ndava me ta. Pra pritja e respektimit të ligjeve, pritja e zhvillimit të një fushate zgjedhore profesionale, pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të3 shikojmë Shqipërinë të bëhet vend më i begatë dhe i suksesshëm teksa vijon të punojë drejt anëtarësisë në Be. Sërish është koncidencë por përfaqësuesja e lartë Ashton ka qenë në Shqipëri dhe ka ndarë një mesazh pozitiv për të ardhmen e vendit në BE. Por, mesazhi për drejtuesit politik është se kjo nuk është gjë automatike, por nevojitet punë që kjo të realizohet. Për këtë arsye inkurajojmë shqiptarët dhe drejtuesit politik që të bëjnë këtë të mundur”, tha Moore. 

Vendimi i mazhorancës për të shkarkuar anëtarin e KQZ-së të propozuar nga LSI, ka vënë në lëvizje Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar në Tiranë Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore. Zyrtari i lartë i DASH-it dhe ambasadori Arvizu zhvilluan dje një takim në selinë rozë me liderin e opozitës Edi Rama, ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi si dhe kreun e LSI, Ilir Meta 
 

Moore: Të shqetësuar për presionin ndaj deputetit Islami   

Jonathan Moore ka shprehur shqetësim edhe mbi atë që ai e quajti ‘presion mbi deputetin Kastriot Islami’, si rrjedhojë e votimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas zyrtarit amerikan, parimet demokratike kërkojnë jo vetëm zgjedhje demokratike por dhe që njerëzit të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë. 

"Jemi të shqetësuar nga ajo që kemi parë , është niveli i lartë i tensioneve politike. Sërish me akuza për cështjen e ligjshmërisë. Dua të them se dje jam takuar dhe me z. Islami. Parimet demokratike kërkojnë që jo vetëm të zhvillohet zgjedhje, por dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre. Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer se ka pasur presion në shtëpinë e anëtarit të Parlamentit. Duke ushtruar jo vetëm presion politik, por dhe ndaj familjes së tij", tha Moore.