Beniada Nishani është rikthyer në Itali për disa kohë por është përballur menjëherë me një situatë jo të këndshme.
Modelja ka treguar në Instagram se ka debatuar me komshien e saj sepse i kishte zënë garazhdin dhe e kishte ofenduar. Ajo thotë me nota humori se ishte gati t’i hidhte një kovë me ujë në kokë teksa shton se situata e bëri shumë nervoze.
“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart.
Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze”, tregon ajo me humor.