Këngëtari i njohur italian Gianni Morandi, përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook” ka ftuar futbollistin Antonio Cassano që të shkruajnë dhe më pas të këndojnë së bashku një këngë. “E di që e dashuron muzikën, përse nuk vjen të bëjmë së bashku një këngë? Kështu, mund të bëhesh në të ardhmen kapiteni i ekipit të Kombëtares Italiane të Këngëtarëve”, ka qenë komenti i këngëtarit italian.

Më tej, Morandi shton: “Kështu, ke mundësi të luash  futboll deri në moshën 70-vjeçare. Ti ke një talent të jashtëzakonshëm, kjo nuk vihet në dyshim. Madje ka nga ata që thonë se në Itali askush nuk i ka patur aftësitë e tua teknike. Më vjen keq që vendose t’i japësh lamtumirë futbollit”, ka qenë më tej komenti i Gianni Morandi, që drejton edhe ekipin e këngëtarëve italianë prej më shumë se 20 vitesh.