Pas disa ditësh heshtje, Alvaro Morata ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi arsyet e ndarjes me Alice Campello.

Sulmuesi i ri i AC Milan tha se ishte i shkatërruar nga fundi i marrëdhënies:

“Jam i shkatërruar, por garantoj se nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”.

Lëvizja e Moratas te Milani pati një ndikim përfundimtar, siç zbulohet nga vetë futbollisti:

“Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte një lëvizje tjetër.

Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për të mirën e katër fëmijëve tanë”.