Alvaro Moratas, lojtarit të kombëtares spanjolle, i është vjedhur rezidenca që ka në Sardenja.Lajmi është bërë i ditur nga Alice Campello, bashkëshortja e Moratas, e cila bashkë me dy fëmijët kishin shkuar me pushime në Sardenja. Alvaro Morata, bashkëshorti i Campello, ndodhet në Gjermani për të luajtur me kombëtaren spanjolle në Euro2024. Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Porto Cervo të Sardenjës. “Dje na vodhën gjithçka që kishim sjellë me vete për pushime, preferoj ta them vetë dhe t’ju siguroj se jemi të gjithë mirë. Tani kemi njerëz që janë me ne, jemi më të qetë 24 orë në ditë”. Influencuesja ka shkruar, duke zbuluar edhe vendimin drastik që ka marrë për sigurinë e saj dhe të fëmijëve, për tu monitoruar 24 orë në 24.
Morata në Gjermani me kombëtaren e Spanjës, hajdutët i grabisin rezidencën në Sardenja
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aktori po ngiste pa patentë, Rolls-Royce godet kameramanin gjatë xhirimeve: Gati sa nuk më…
Dita e parë si kreu i SPAK, Braho bashkë me Prençin nesër në Kuvend për Ballukun
BE zbulon shtetet me çmimin më të lartë të banesave, rritja më e lartë se të ardhurat
Tre ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik





