Alvaro Morata është shumi i lumtur dhe mirënjohës që ish-shoku i ekipit te Juventus Giorgio Chiellini është pezulluar për ndeshjen e radhës, teksa Spanja do të përballet me Italinë muajin tjetër.

Sulmuesi ka thënë me shaka se ka më pak mundësi të dëmtohet gjatë takimit tani që Chiellini, i cili doli me karton të kuq në fitoren e Italisë kundër Izraelit, është pezulluar.

“Mund të them se kaviljet e mia janë mirënjohëse dhe falënderojnë arbitrin për vendimin që mori duke nxjerrë jashtë Chiellinin,” deklaron Morata me shaka në një intervistë me AS.

“Kisha një moment të madh lumturie kur pashë se ai kishte dalë me karton të kuq, ai e di që unë kam shumë për zemër dhe ai më ndihmoi shumë te Juventus duke më dhënë shumë këshilla.”