Policia ka arrestuar tre shtetas të cilët kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe kanë kërcënuar një 25-vjeçar, banues në Elbasan.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit:
• Arben Raxha, 48 vjeç
• Bekim Raxha, 21 vjeç,
•Erion Kaçuli, 18 vjeç , të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.





