Dy shqiptar janë vënë në pranga në Romë pas një ndjekje të gjatë nga autoritet.

Mësohet se shqiptarët janë furnizuar me rreth 10 kg kokainë në Austri dhe më pas janë nisur drejt Italisë.

Hetuesit e Skuadrës Fluturuese të Policisë së Shtetit më 6 shkurt pikasën një makinë me dy persona në bord.

Agjentët ndoqën makinën deri pranë banesës së njërit prej shqiptarëve.

Policia ka pritur që ata të dilnin nga garazhi me mjetin dhe i ndaloi ku kryen kontroll në dhomën e përdorur nga të dy dhe gjetën disa mjete mekanike, si krik dhe stendë, dhe disa qese plastike të zeza, brenda të cilave u gjetën disa doza kokaine, ndërsa në një zgavër të punuar me dorë në derën e zjarrit gjetën blloqe kokaine me një peshë totale rreth 4 kg.

Pas kontrollit të imtësishëm të mjetit, brenda kapave të paramotorit u gjetën 6 pako me kokainë me peshë totale mbi 5 kg.

Më pas hetuesit e kanë shtrirë kontrollin në banesën e përdorur nga të dy ku gjetën shumën prej 18 mijë eurosh cash, të ndarë në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe 3 smartfonë.

Të dy u arrestuan pasi dyshoheshin rëndë për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe u vunë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.