Policia e Beratit ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen se kanë marrë dhe kanë dhunuar dy shtetas.
Në pranga kanë rënë shtetasit Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.





