Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është dhunuar nga tre të rinj në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, tre personat e kanë mbajtur të riun kundër vullnetit të tij dhe më pas e kanë dhunuar.

Uniformat blu kanë arrestuar një 30 vjeçar me inicialet E.L, një vajzë 24 vjeçare me inicialet E.SH dhe një vajzë tjetër 22 vjeçare me inicialet M.K.

Njoftimi i policisë 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:-arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar.”, njofton policia.