(Në foto: Ilir Hasa, Saimir Nezaj, Gazmend Mula, Redon Sadria dhe Ardi Murataj)
Dy shqiptarë u dënuan në Angli me akuzën se rrëmbyen një 19-vjeçar në mes të ditës, në një rrugë në Brighton.
Ilir Hasa dhe Saimir Nezaj, të dy 24 vjeç, u shpallën fajtorë për rrëmbimin e të riut më 12 prill.
Sipas medieve të huaja, viktima u gjet pas alarmit të policisë në gjendje të mirë shëndetësore.
Një shqiptar tjetër, Gazmend Mula, 29 vjeç u deklarua fajtor për bashkëpunimin në pengmarrjen e të riut. Murataj, i cili ishte i njohur edhe me emrin Tony Kurt, u vetëdeklarua fajtor për posedim të kokainës me qëllim trafikun dhe furnizimin e rrjetit.
Në prill policia u vu në kërkim pas disa pamjeve që tregonin rrëmbimin e të riut. Makina që u përdor për rrëmbimin e tij u gjet katër ditë më vonë nga pengmarrja, në Benett Avenue, Hove.