Këngëtarja e famshme shqiptare, Morena Taraku njihet për famën si artiste dhe si një prej femrave më të bukura që ka Kosova e Shqipëria.
Kohët e fundit, ajo po arrin sukses të madh në fushën e muzikës ku po bashkëpunon edhe me emra të tjerë të famshëm. Ndër të tjera, Morena bën edhe jetë luksoze të mbushur me veshje të markave të njohura. E pyetur nga Revista Class se me çfarë do ta barazonte jetën luksoze që i fal fama, Morena tha:
“Fama është një maskë e rreme dhe asgjë më shumë. Vesh një pallto të bukur me emër të famshëm dhe brenda saj gjendet X personi që ke qenë dikur. Të paktë janë ata që mbeten njerëzorë, pasi fama dhe luksi u troket në derë.”





