NGA GERILINA KODHELI*
Akuzat për plagjiaturë janë të zakonshme në showbiz-in shqiptar, veçanërisht kur bëhet fjalë për stil dhe fashion. Ndodh rëndom që vajzat e famshme të frymëzohen nga njëra-tjetra, por ndonjëherë kopjimet bëhen aq të dukshme dhe të shpeshta, saqë në rrjetet sociale shndërrohen në tema diskutimi.
E fundit që është përballur me akuzat për kopjim është modelja dhe këngëtarja Morena Taraku. Nisur që nga tatuazhi i saj poshtë gjoksit, identik si ai i Rihanna-s, e deri te modeli i flokëve, grimi apo veshjet…
Janë të shumta rastet kur Taraku është akuzuar se ka vjedhur ose kopjuar. Megjithatë, ajo beson se pretendimet e fansave dhe ndjekësve të saj në rrjet janë absurde. “Është qesharake”, ka thënë këngëtarja për “Summer Pages”, sipas së cilës njerëzit nuk duhen të merren me këto gjëra.
“Ç’janë këto gjëra?! Unë jam frymëzim për vajzat shqiptare”, – është shprehur Taraku. Megjithatë, krahasimet e fotove e kanë nxjerrë shpesh “zbuluar” këngëtaren. Pak kohë më parë ajo u shfaq në një foto identike si Dafina Zeqiri.
Veç ngjyrës së flokëve gri dhe modelit, Morena kishte realizuar edhe të njëjtin grim me të. Ndërkohë, pak kohë pas saj ajo erdhi me një tjetër model flokësh, por edhe këtë herë thuajse identik me atë të Dafinës. Flokët e shkurtër, të prerë zero në anë të sillnin në mendje vetëm një kopje të Dafina Zeqirit.
Pak muaj më parë, Taraku u akuzua gjithashtu edhe që kishte kopjuar look-un që Elvana Gjata kishte në këngën “Love me love me”, por as këtë herë ajo nuk dha ndonjë shpjegim. E fundit akuzë për Tarakun ka në qendër një foto ku këngëtarja shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë rrjetë dhe poshtë saj mban veshur bikini.
Të njëjtën bluzë kishte edhe Lori Hoxha, e cila kishte realizuar një pozë provokuese, duke nxjerrë në pah linjat e saj të përkryera. Krahasimi i tyre u bë shumë shpejt, por Morena edhe këtë herë nuk pranoi asgjë, teksa thotë se femrat e tjera frymëzohen nga ajo dhe jo anasjelltas.
‘Betejë’ në ‘Instagram’, Lori Hoxha kundër Morena Tarakut
Një përplasje në veshje mes Morena Tarakut dhe Lori Hoxhës ka ngjallur debate në “Instagram”. Dy vajzat kanë postuar fotografi në rrjetet sociale ku shihen me një bluzë të veshur mbi bikini, në formë rrjete me ngjyrë të bardhë, të cilën e kishin të dyja.
Fansat i kanë akuzuar vajzat se po kopjojnë njëra-tjetrën, ndërsa nuk është e qartë se cila prej tyre e ka bërë diçka të tillë. Gjithsesi, në internet vajzat në fjalë nuk kanë reaguar dhe nuk u janë përgjigjur pyetjeve të fansave mbi këtë çështje. Ato kanë vazhduar të grumbullojnë pëlqime për pozat e tyre joshëse. /summer pages/





