Gjykata më e lartë e Francës ka shpallur fajtor ish-presidentin e Francës Nicolas Sarkozy, pasi mori 10 milionë euro rryshfet gjatë mandatit të tij. Ai u shpall fajtor për korrupsion dhe abuzim me ndikimin ndërsa ishte kreu i shtetit të vendit. Presidenti Sarkozy, 69 vjeç do të përballet me një vit burg. Por, NPR raportoi se ai pritet të kërkojë të mbahet në shtëpi me një byzylyk elektronik.
Nicolas Sarkozi, i cili ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017, megjithëse ende luan një rol me ndikim në politikën konservatore franceze. Ai ishte midis të ftuarve që morën pjesë në rihapjen e Katedrales së Notre Dame në fillim të këtij muaji. Në një postim në rrjetet sociale ish-presidenti tha se do të marrë përsipër përgjegjësitë dhe se do të përballet me pasojat.
“Do të marr përsipër përgjegjësitë e mia dhe do të përballem me të gjitha pasojat. Nuk kam ndërmend të ankohem. Por nuk jam i përgatitur të pranoj padrejtësinë e thellë që më është bërë” tha në një deklaratë të postuar në X.
Sarkozi tha se do të kërkojë ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe shpreson që këto procedura do të rezultojnë në dënimin e Francës. Avokati i Sarkozisë, Patrice Spinosi, tha se klienti i tij do të zbatojë vendimin. Është hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president është dënuar me burgim për veprime gjatë mandatit të tij.





