Teuta ia doli të fitonte në shtëpi përballë Egnatias në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të “Abissnet Superiore”.

Ai triumf minimal 1-0, bëri që “Djemtë e Detit” të marrin 3 pikë jetike, në luftën për zonën “Play Out”.

Por nuk është rastësi që Teuta mposht apo i merr pikë Egnatias. Ekipi durrsak është kthyer në këtë sezon në një ‘makth’ për Egnatian.

Rrogozhinasit nuk e kanë mposhtur asnjëherë Teutën në 4 sfidat e këtij sezoni duke grumbulluar vetëm 2 pikë nga 12 të mundshmet.

2 barazime dhe 2 humbje për Egnatian, përkatësisht 0-1, 2-2, 0-0 dhe ndeshja e fundit 1-0 në favor të Teutës.

Edhe pse sezoni i ekipit të Edlir Tetovës ka qenë fantastik, Teuta ia ka mësuar çelësin e pikës së dobët.