Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 3 vite shërbim prove gjykatësen Mimoza Margjeka, e cila u akuzua se kishte marrë 6 mijë Euro ryshfet për të liruar një person të arrestuar për transport emigrantësh.

Ndër të tjera, Margjeka është dënuar edhe që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ndërsa bashkëshorti i gjykatëses së Korçës, Arben Cara, u dënua me 4 vite burg. Sipas akuzës, ky i fundit ishte personi që kishte marrë paratë për t’ia dhënë gruas së tij gjykatëse.

Klaudio Zhilla u dënua me 3 vite burg. Skënder Demijraj me 3 vite shërbim prove dhe Nejton Bali me 2.4 vite shërbim prove.