Dafina Zeqiri po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me një projekt të ri, i cili do të shoqërohet edhe me një videoklip të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në TikTok, ku ka ndarë disa detaje me ndjekësit e saj.

Sipas saj, ky rikthim në setin e xhirimeve është një moment i veçantë, pasi shënon videoklipin e parë që Dafina realizon që prej lindjes së fëmijës së saj.

“Jemi të lumtur, pasi nesër do të xhirojmë videoklipin e parë muzikor që kur linda fëmijën, ka shkruar ajo në postim, duke ndarë emocionet e këtij rikthimi pas një periudhe të rëndësishme në jetën e saj personale.

Vetëm dy muaj më parë, Dafina publikoi këngën “Faya” që u prit mjaft mirë nga publiku. Megjithatë, ndonëse ishte aktive, artistja nuk kishte realizuar videoklipe të reja pas lindjes dhe tani po përgatitet të sjellë një tjetër projekt të plotë.

Ky rikthim shënon një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e saj, ku Dafina po ekuilibron rolin e artistes me atë të nënës.