Teuta mbylli aventurën në Ligën e Kampioneve pas dy humbjeve radhazi ndaj Sherif Tiraspolit, 0- 4 në Durrës dhe 1-0 në Moldavi.
Megjithatë, në bazë të formatit të UEFA-s, tashmë kampionët e Shqipërisë do të spostohet në kompeticionit tjetër, Liga e Konferencës, aty ku për turin e dytë do të kenë përballë skuadrën nga Andorra, Inter Club d’Eskaldes.
Vila demtimi sherif tiraspolMomenti kur sulmuesi durrsak, Lorenco Vila del me barelë nga fusha në minutën e 38-të të ndeshjes mes Sherif Tiraspolit dhe Teutës.
Ndeshja e parë do të luhet më 22 korrik, ora 19:00, në stadiumin “Niko Dovana” dhe koha është e shkurtër për përgatitjet.
Në sfidën e kthimit në Moldavi, krahas humbjes, trajneri Edi Martini mori edhe një lajm të keq, pasi u dëmtua një prej titullarëve të padiskutueshëm, Lorenco Vila.
Në minutën e 38-të, sulmuesi i Teutës mori një goditje në kavilje pas ndërhyrjes së rëndë nga lojtari Kiabu i Sherif Tiraspolit. Menjëherë stafi mjekësor erdhi në ndihmë të Vilës, i cili e kishte të pamundur për të vazhduar lojën. Ai la fushën me barelë dhe shqetësoi jo pak stafin.
Me të mbërritur skuadra në Durrës, 22- vjeçari bëri një rezonancë magnetike, për të konfirmuar shkallën e dëmtimit.
Përgjigjja për diagnozën pritet të merret sot, teksa në kampin durrsak shpresojnë që Vila të ketë dëmtim sa më të lehtë.
Pas largimit të Dejvi Bregut dhe tashmë dëmtimit të sulmuesit tjetër të krahut, durrsakët humbasin shumë cilësi në ofensivë.Gjithsesi, shpresohet se dëmtimi i Vilës nuk do të jetë aq i rëndë, sa për ta lënë jashtë ndeshjeve me andorrianët.