Në 3 prej bashkive ku u votua elektronikisht, konkretisht në Vorë, Elbasan dhe Kamëz, fitues janë shpallur kandidatët socialistë.
Pikërisht nga Kamza vijnë edhe këto pamje, ku shfaqet kryerbashkiaku i sapozgjedhur socialist, Rakip Suli.
Ai shihet i rrethuar nga qytetarë të shumtë, dhe ia ka marrë valles në qendër të qytetit.
Rakip Suli u shpall fitues me 23 657 vota, ose 60.65 % të votave.
Në të tria këto bashki votimi dhe numërimi ishte elektronik, duke bërë kështu që rezultati të shpallej shumë shpejt.