Robert Levandovski ka qenë protagonist të martën në mbrëmje në fitoren 1-2 të Barcelonës kundër Osasunës. Por këtë herë polaku ka qenë protagonist në sensin negativ, teksa është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 31-të nga gjyqtari Gol Mazano.Por ajo që i ka bërë habi të gjithëve ka qenë një gjest i polakut.Mediat spanjolle kanë fiksuar momentin kur ai ka treguar gishtin për nga hunda, që sipas tyre është interpretuar si një reagim ndaj gjyqtarit, duke e cilësuar sjelljen e Gil Manzanos si arrogante.
Pikërisht për këtë çështje Komisioni i Etikës ka çelur një procedim për sulmuesin polak dhe me shumë gjasa të premten do të marrë një vendim në lidhje me të.Mediat spanjolle bëjnë me dije se Leva rrezikon 3 deri në 4 ndeshje pezullim për gjestin e tij. Por vetë polaku është shfajësuar, duke deklaruar dje se gjesti i tij ka pasur lidhje me trajnerin Ksavi dhe jo gjyqtarin.“Nuk e di për se duhet të ndëshkohem me tri apo katër ndeshje, sepse nuk kam bërë asgjë kundër rregullave. Gjesti im i është drejtuar Ksavit dhe nuk ka pasur fare të bëjë as me gjyqtarin kryesor as me vijërojtësin”, është shfajësuar sulmuesi.





