Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar nuk është rikthyer më në burg pasi mori lejen e përkohshme për lirim.

38-vjeçari u lirua dhe pasi përfundoi afatin nuk u rikthye për të vijuar dënimin në burgun bujqësor të Kassavetias.

Bëhet me dije se ai ishte dënuar për vjedhje dhe sot i mbaroi liria, por ai nuk është paraqitur në burg dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.