Ka ndërruar jetë 13-vjeçari, i cili u aksidentua pak ditë më parë në lagjen ‘Nënë Tereza” në qytetit e Lezhës.

Jurgen Ndreca kishte marrë makinën pa dijeninë e prindërve dhe më pas është përplasur me një pemë. Pas aksidentit 13-vjeçari u transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe një 16-vjeçar që udhëtonte në makinën që drejtohej nga 13-vjeçari.