Atleti amerikan Fred Kerlej, i cili mori medalje bronzi në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka patur një aventurë të keqe një ditë më parë.
Pas një debati me disa oficerë policie në Majemi, 29-vjeçari u godit me një pajisje elektrizuese dhe u arrestua.
Ai u përball me akuzat për agresion, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe prishje të qetësisë.
Mediat në Majemi raportuan se Kerlej u paraqit dje në gjykatë dhe u lirua me kusht. Avokati i tij tha se incidenti ishte një “keqkuptim total”.