Një grua gjeti një diamant ngjyrë kafe 2.65 karat kur shkoi për vizitë në një park.
Victoria Brodski, 25 vjeçe nga Tulsa, mori në dorë diamantin pa e kuptuar se ishte i tillë, pasi në fillim kishte menduar se ishte gur i zakonshëm.
Ajo ishte futur në një park ndërkombëtar për zbulimin e diamanteve dhe aty mori vesh nga stafi i parkut se “guri” që kishte gjetur ishte një diamant i rrallë me vlerë 500.000 €.
Jeta e Victorias ndryshoi përgjithmonë pas zbulimit historik.





