Një ditë më parë lideri histrorik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin e tij të parë me anëtarësinë e forcës së tij politike pas vendimmarrjes së kryedemokratit Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Një nga pjesëmarrësit në takim ishte edhe kreu i FRPD-së Durrës, Artion Barjamaj. Në një intervistë për “DurrësLajm”, Barjamaj e përshkruan takimin e Berishës me anëtarët e PD-së si entuziast dhe shpjegon se arsyeja pse mori pjesë në Foltoren e mbrëmshme është fakti se është për një parti që respekton strukturat, statutin dhe procedurat për marrjen e vendimeve.

“Unë mendoj se statuti i Partisë Demokratike është një libër i shenjtë për çdo demokrat. Aty janë garancitë dhe detyrimet e angazhimit të çdo demokrati, në qoftë se statuti nuk respektohet atëherë do ta kemi shumë të vështirë për të patur progres në të ardhmen sepse gjithmonë do të kemi konflikte.”,– shprehet Barjamaj.

Vendimmarrja e Bashës për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar duket se nuk është mirëpritur nga të rinjtë demokratë të Durrësit.

Faktin e pranon edhe Barjamaj i cili nënvizon se drejtuesit kryesor të forumit janë shprehur kundër vendimmarrrjes personale të kryetarit të partisë.

Intervistën me kreun e FRPD-së Durrës, mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme.