Drejtuesi i motorit, 30-vjeçari me iniciale F.M., i cili u aksidentua ditën e djeshme në fshatin Dajç të Lezhës nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.
I riu ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
30-vjeçari mori plagë të shumta nga përplasja e motorit me një zetor që drejtohej nga qytetari me iniciale G.D., i cili është arrestuar nga policia lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.