40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri) është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mësohet se ka marrë plumb në kokë.

Sipas burimeve të policisë, Shaljani po shoqëronte Gilmando Danin dhe ndodhej në zonën e Rinasit, kur u qëllua nga persona të panjohur, duke mbetur në gjendje kritike për jetën.

Hetimet kanë nisur menjëherë, ndërsa autorët kryesorë dyshohet se lëviznin me një Toyota me targa greke.