Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” e cila u arrestua për korrupsion.
Mësohet se Gjykata ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi më herët ishte kërkuar zëvendësim i kësaj mase.
Ka qenë vetë sanitarja ajo që ka kërkuar nga togat e zeza masë më të butë sigurimi.
Alldervishi, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.





