Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen për Tire Alldervishin, ish-sanitaren e Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se për gjykim do të dërgohen edhe infermieret e Spitalit Covid-2, që dyshohet të jenë pjesë e skemës së korrupsionit, dhe që përballen me akuzat për “shpërdorim detyre dhe mashtrim”.

Kujtojmë që Tire Alldervishi, duke u shtirur si infermiere, dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.