“Blerja e një parfumi të shtrenjtë mund të jetë humbje e kotë parash, pasi aromat më atraktive janë të lira dhe të thjeshta”. Ky është rezultati i një studimi të bërë nga shkencëtarët.
“Më shumë para nuk do të thotë parfume më të mira – disa nga aromat e mëdha të së shkuarës ishin formula relativisht të lira dhe është ende mjaft e mundur përzierja e lëndëve të para për të bërë parfume të mira dhe të lira”, thanë ata për gazetën PLOS ONE.





