Nëse keni menduar të hapni çadrën teksa ndodheni mbi motor, më mirë harrojeni. Shembulli na vjen nga rasti i një gruaje, e cila ishte ulur në pjesën e pasme të motorit.
Sapo gruaja hapi çadrën, u rrëzua nga motori për shkak të forcës së erës.
Në ndihmë të gruas shkuan kalimtarë të zonës për t’i ofruar ndihmën e parë. Kjo video epike besohet se është filmuar në një qytet të Indisë.
Pasi të shikoni videon, mendojeni më mirë nëse do të donit të hapni çadrën kur udhëtoni me motor.





