Prej shumë kohësh, alarmi i zgjimit nuk është më ora në dhomën tonë por telefoni, pasi tek e fundit ke mundësi të vësh edhe një muzikë të cilën e pëlqen.

Por kjo nuk është aspak e shëndetëshme dhe aspak e rekomandueshme, sepse telefoni shkakton negativitit te ne dhe dita nuk nis aspak e mbarë.

Sipas një psikologu, telefonat shkaktojnë shumë negativitet dhe në vend që të zgjohemi ngadalë, na duhet të rrëmbejmë menjëherë telefonin të fikim alarmin.

Ne gjithashtu mund të futemi në një panik për shkak të mesazheve ose postave elektronike që kemi marrë gjatë natës. Në këtë mënyrë, e fillojmë ditën në mënyrë negative dhe kështu do të mbetemi të irrituar për pjesën tjetër të ditës.