Sipas ekspertit John Douillard, miti që thotë se duhet të flemë nga krahu ynë i djathtë, rezulton jo i saktë. Të fjeturit nga ana e majtë ofron përfitime të shumëta shëndetësore dhe jetëgjatësi.
Arsyet pse duhet fjetur në anën e majtë:
-
Ndihmon urthin: Nëse jeni një nga ata persona që vuajnë me urthin, fjetja nga krahu i majtë mund t’ju ofrojë mjaft lehtësime. Gjumi në anën e djathtë, mund t’i përkeqësojë gjërat.
-
Ndihmon Sistemin Limfatik: Ana e majtë konsiderohet limfatike, kështu që nëse flini në këtë anë do ta stimuloni këtë sistem dhe trupi juaj do jetë në gjendje të filtrojë lëngun limfatik, toksinat dhe mbeturinat.
-
Shëndeti i zemrës: Të fjeturit në anën e majtë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shëndetit e përgjithshëm të zemrës.
-
Stop gërhitës: Fjetja në të majtë është e dobishme për pacientët që kanë apnea obstruktive të gjumit, të prirur për të gërhitur.