Me anë të një postimi në Facebook, Tritan Shehu ish-deputeti i PD-së, shkruan se ka biseduar sot me një mjeke specialiste në Gjirokastër.

Shehu shprehet se mjekja e ka vënë në dijeni se merr pagë skandaloze, që as krahasohet me ata që marrin kolegët e saj në Gjermani.

“Mjekja  qe jeton ne Tirane e punon ne Gjirokaster qe meriton mirenjohje dhe respekt  deklaroi se deri me 31 Janar ka mare nje rroge prej 490 mije lek te vjetra   (rreth 390 euro) ne muaj pa mbeshtetje per qera apo transport. Dhe kerkeses se saj per mbeshtetje qeraje  kryeministri ne ikje ju pergjigj me nje….vetem nuk e di.”- shkruan ai.

Gjithashtu ish-deputeti thotë se kryeministri nuk i di hallet me të cilat përballen cdo ditë qytetarët e këtij vendi që qeveris prej 8 vjetësh pasi ai di vetëm premtimet 3D të rrugëve ,aeroporteve,porteve etj.

Mos guxo te tallesh me bluzat e bardha. Sot mjaftuan vetem 2 minuta bashkebisedim me nje mjeke te specializuar qe ish …

Posted by Tritan Shehu on Saturday, February 6, 2021