Përballja Shqipëri-Serbi është duke u luajtur, por tifozët kuqezi janë të ashpër në qëndrimet e tyre. Disa kanë hedhur gota plastike në fushë, dhe kjo bëri që të bëhet thirrja ”Mos hidhni objekte në fushë”.

Takimi nisi me vërshëllima shurdhuese në “Air Albania” teksa në fushë ishte duke u ekzekutuar himni i Serbisë. Në një moment kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, prek veshin, si pasojë e zhurmës së madhe që tifozët shqiptarë shkaktuan gjatë ekzekutimit të himnit serb.