Takimet e para janë gjithmonë emocionuese, por edhe plot pasiguri. Shpesh, pa e kuptuar, mund të bëni gabime që e prishin gjithë atmosferën. Nëse doni të lini përshtypje të mirë, mund t’ju ndihmojë të dini çfarë nuk i pëlqen secilës shenjë të horoskopit.

Ja cilat janë gabimet që duhet të shmangni në një takim të parë, sipas çdo shenje:

Dashi: Mos i merrni seriozisht ngacmimet

Dashi shpesh shpreh interesin përmes shakave dhe ngacmimeve. Nëse i merrni seriozisht, mund të krijoni tension të panevojshëm. Relaksohuni dhe kuptoni stilin e tyre.

Demi: Mos u tregoni koprrac

Demi vlerëson cilësinë dhe detajet. Nuk do thotë të shpenzoni shumë, por një takim i kuruar dhe i menduar mirë bën diferencën.

Binjakët: Mos i lini të mërziten

Biseda është çelësi. Binjakët duan komunikim të gjallë dhe interesant, ndaj shmangni heshtjet e gjata dhe monotone.

Gaforrja: Mos i ngacmoni

Kjo shenjë është e ndjeshme. Ironitë apo lojërat emocionale nuk funksionojnë. Tregohuni të sinqertë dhe të kujdesshëm.

Luani: Mos harroni komplimentet

Luani pëlqen vëmendjen. Një kompliment i sinqertë mund të bëjë mrekulli dhe të rrisë shanset për një takim të dytë.

Virgjëresha: Mos neglizhoni higjienën

Detajet kanë rëndësi. Pamja e rregullt dhe pastërtia janë thelbësore për të fituar pikë tek kjo shenjë.

Peshorja: Mos u vishni pa kujdes

Stili dhe eleganca janë shumë të rëndësishme. Një paraqitje e kuruar tregon respekt dhe përkushtim.

Akrepi: Mos tregoni gjithçka menjëherë

Akrepi preferon misterin. Mos e zbrazni gjithë historinë tuaj në takimin e parë—lini diçka për më vonë.

Shigjetari: Mos kini frikë nga risitë

Ata duan aventura. Një takim i zakonshëm mund t’i zhgënjejë—provoni diçka ndryshe dhe spontane.

Bricjapi: Mos u sillni pa etikë

Sjellja dhe respekti janë thelbësore. Tregohuni korrekt dhe i edukuar në çdo moment.

Ujori: Mos jini shumë tradicionalë

Ujori pëlqen të veçantën. Një ide kreative për takim mund t’ju bëjë të paharrueshëm.

Peshqit: Mos refuzoni afeksionin

Peshqit janë romantikë dhe të ndjeshëm. Nëse ju pëlqenpersoni, tregoni butësi dhe mos u dukni të ftohtë.