Rregullimi i shtëpisë nuk është i lehtë, sidomos nëse ritmi i jetës tonë është i shpejtë, por ka disa këshilla që nëse i respektojmë, shtëpia jonë do të jetë shumë më e organizuar.
Allyson Cartëright, një organizatore profesioniste e hapësirave, është marrë me këtë temë prej vitesh dhe ka arritur në përfundimin se cilat janë objektet që duhet të heqim menjëherë nga hapësira jonë, në mënyrë që ajo të mbetet e rregullt.
Ajo përdor shprehjen “hedh”, por shpjegon se ky është termi i përgjithshëm dhe nuk po i nxit njerëzit që t’i hedhin gjërat, por t’i riciklojnë ose dhurojnë nëse janë ende funksionale.
Por çfarë duhet të heqim menjëherë nga hapësira jonë personale?
Kutitë bosh të pajisjeve elektronike
Nuk ka asnjë mënyrë që të ripërdorim kutinë e telefonit tonë celular ose kutinë e tabletit. Ne i ruajmë dokumentet që mund të jenë brenda tyre, si garancia dhe i riciklojmë kutitë, duke shmangur kështu mbushjen e sirtarëve të tërë me sende që nuk do t’i përdorim në të ardhmen.
Faturat e vjetra
Sipas Cartëright, një arsye pse njerëzit mbajnë llogaritë e vjetra në shtëpi është sepse kanë frikë se nëse i hedhin, dikush do t’i gjejë të dhënat e tyre dhe do t’i përdorë. Megjithatë, ajo sugjeron se me një grirëse dokumentesh do të mund të riciklojmë shumë lehtë postën e vjetër dhe të padobishme.
Varëse metalike të rrobave
Varëse rrobash metalike janë krijuar për të shërbyer transportin e rrobave nga lavanderia në shtëpi dhe jo për t’u përdorur për një kohë të gjatë në dollapin tonë. Përveç kësaj, ato përkulen shumë lehtë dhe për këtë arsye janë të papërshtatshme për të ruajtur rrobat tona.
Qese plastike
E njëjta gjë vlen edhe për qeset e rrobave që marrim nga lavanderia. Mund të ndihemi sikur këto i mbajnë rrobat tona më të pastra, por Cartëright thotë se ato mund të çngjyrosen nëse lihen në to për një kohë të gjatë.
Çorape dhe të brendshme të vjetra
Çorapet teke, sidomos nëse e kemi kërkuar mirë shtëpinë dhe nuk e kemi gjetur “shoqen” e tyre, duhet të riciklohen, pasi nuk kanë përdorim tjetër praktik. E njëjta gjë vlen edhe për të brendshmet që kanë filluar të konsumohen. Në çdo rast, të brendshmet duhet t’i rinovojmë shpesh, ndaj nëse ato dëmtohen, kujdesemi që t’i heqim menjëherë nga sirtarët.