Një pjesë e madhe e njerëzve, shkojnë në tualet me smartphone-t e tyre, duke mos lënë asnjë sekondë t’u ikë kot.
Por, një studim i Charles Gerba-s, mikrobiolog në Universitetin e Arizonës në SHBA, shpjegon se ky është një zakon aspak higjienik dhe duhet hequr dorë sa më parë.
Shërbimet higjienike janë plot mikrobe, baktere dhe agjentë patogjenë, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga feçe”.
Në veçanti, sendet që mbahen në tualet, si letrat higjienike apo rubinetet e ujit, janë të kontaminuara.
Sipas studimit, kur celulari përdoret në banjë, merr kontakt me lehtësi me sipërfaqet e kontaminuara dhe ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve kujtohen të lajnë duart para se të dalin, një gjë e tillë nuk ndodh me celularin dhe pikërisht këtu akumulohen baktere dhe agjentë patogjenë të rrezikshëm.
Studimet kanë treguar se përhapja e E.Coli-t, salmonelës, hepatitit A, por edhe sëmundje si gripi, mund të merren falë mungesës së higjienës në banjat publike.