Veshja e rrobave të reja menjëherë pasi blihen, për shumë persona është normale, por duhet të hiqet dorë menjëherë nga ky zakon, pasi përbën rrezik për shëndetin.

Sipas një eksperti tekstilesh, moslarja e rrobave të sapoblera, bën të mundur futjen e mikrobeve dhe baktereve të njerëzve të tjerë në trupin tuaj.

Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja, ju vendos në një rrezik nga sëmundje të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat kalojnë rrobat në fabrika para se të arrijnë te blerësit.

Hogue shpjegoi për “Elle.com” se ngjyrat që përdoren për t’i ngjyrosur rrobat nuk janë të mira për lëkurën. Shumica e kimikateve që përdoren në fabrikat e prodhimit të rrobave janë të dëmshme për lëkurën, shpjegon Lara Hogue. Ajo shtoi se shumica e rrobave, madje edhe pambuku, trajtohen me substanca kimike.