Vetëdorëzimi i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, tek autoritetet italiane, ka ngritur sërish një pyetje të madhe te qytetarët. Këta të fundit mendojnë që dorëzimi i Agronit është bërë që të mos i sekuestrohet pasuria.

Sipas tyre, ai do të bëjë burg, por me këtë rast do të mbrojë pasurinë.

Mesazhi i një qytetari është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Ja postimi i Berishës:

Më mirë burgu me lekë se sa burgu pa lekë!

Qytetari dixhital për vëllezërit mafioz Xhafaj! Lexoni mesazhin e tij. sb

“Doktor si je. Me shkon nder mend…mos ka ikur ky "Xhafa 2" per mos ti sekuestrojne shpiat,lokalet,ndertimet qe ky ka bere me leket e droges….dhe me kte rast po bej ca vjet burg sa mos te me qojne ne 0 nga leket kto te Opozites…? Mendim eshte ky.

Se ky burgun do e bej qe do e bej se ska ku shkon…keshtu qe me mire me burg dhe me lek sesa me burg dhe pa lek nga sekuestrimi…”