Në një komunikim me mediat pas një mbledhje me drejtuesit politikë të PS, kryeministri Edi Rama u pyet edhe mbi apelin që para pak ditësh ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i bëri partive politike duke ju kërkuar të mos kandidojnë persona të inkriminuar.
Rmaa tha se partitë nuk janë drejtori policie dhe sipas tij çdo person mban përgjegjësi individuale për deklaratat që bëjnë në formularin e dekriminalizimit.
“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion.”





